Kritikohet modelja e njohur, në telashe prej qenit

Përveçse është pjesë e familjes më të madhe mediatike në SHBA, Kendall Jenner është dhe një modele e njohur, tepër e kërkuar nga stilistët.
Por, Jenner është në telashe, sepse qeni i saj i racës doberman kafshoi një vajzë të vogël në një lokal. Fëmija shkoi në spital me ca lëndime, por asgjë serioze.Në fakt, Kendall është kritikuar shumë për faktin sepse nuk kërkoi ndjesë për atë që ndodhi dhe thjesht u largua nga lokali së bashku me qenin “fajtor” dhe me të dashurin Ben Simmons. Sipas të pranishmëve, nuk u interesuan fare për shëndetin e vogëlushes.