Krishtlindje, Meta: Ndryshim që vjen nga besimi te dashuria

Një ndryshim që vjen nga besimi te dashuria ka qënë mesazhi i kreut të Kuvendit Ilir Meta, në ditën e Krishtlindjes.Duke uruar nga Kisha Ortodokse, pas takimit me Kryepeshkopin Anastas Janullatos, Meta uroi më shumë begati për të gjithë. Ndersa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, bëri me dije se bashkia “do të ofrojë gjatë gjithë këtyre ditëve vakte falas” për më të pamundurit.