Kris Jenner përfshihet në një skandal me video seksi

Duket se kjo është thjesht mënyra se si vepron familja Kardashian, e tani nuk kemi asnjë dyshim! Pas incidentit ndodhur me të bijën Kim 9 vite më parë ku ish i dashuri Ray J publikoi videon e tyre intime, së shpejti do të qarkulloje kudo dhe një video nga nëna dhe babai i Kim, Kris Jenner dhe Robert Kardashian. Autori amerikan Ian Halperin  që po ashtu ka shkruar biografinë e familjes Kardashian-Jenner, thotë se kjo video intime e Kris dhe ish bashkëshortit të saj të ndjerë, ka nisur të ofrohet për shitje.

Austi i librit të autorizuar nga vetë familja Kardashian, rrëfen së fundmi për “The Sun”, se gazetave dhe revistave të ndryshme Gjermane dhe Kineve u janë bërë oferta të ndryshme për të drejtat e autorit sigurisht në këmbim të parave pra që ta blejnë këtë video dhe të kenë gjithë të drejtat ta publikojnë. Ian ka fakte dhe burime të sigurta për gjithçka që thotë. Sekretin e videos intime atij ja ka thëne mikja e ngushtë e Kris Jenner e cila tani nuk jeton më, novelistja Jackie Collis, që u nda nga jeta Shtatorin e kaluar.
Ian shton per gazetën britanike “The Sun”: ‘Jackie ishte e vëtëdijshme për famën e familjes Kardashian, por thotë se asnjëri nga ata nuk do të ishte këtu ku është sot po të mos ishte për videon e turpshme të Kim. Jackie Collins po ashtu më ka thënë se Kris dhe Kim nuk janë dy rastet e vetme të videove intime në familjen e tyre. Robert Kardashian ka shumë të tilla.’

Robert-Kardashian-Rob-Kardashian-Kris-Jenner-Khloe-Kardashian-Kourtney-Kardashian-and-Kim-KardashianKris-Jenner-and-Boyfriend-Corey-GambleKris-Jenner

Kris-MAIN33945EAB00000578-0-Friends_Jackie_Collins_told_biography_Ian_Halperin-a-100_1461750179661