Krimet e Rënda: 15 vite burg për Riformaton

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka dënuar me 15 vjet burg Giorgio Riformaton, i njohur si piloti i Divjakës.Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa nuk ka pranuar asnjëherë akuzat.Piloti italian është gjykuar veçmas nga 6 bashkëpunëtorët e tij, për të cilët Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë më herët vendimin për dënimin e tyre me një total prej 47 vitesh burg.