KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 21 Qershorit

Për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), certifikimi i zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit ka qenë thjesht një formalitet. Me 7 vota pro, zgjedhjet lokale kanë marrë certifikimin e të gjithë antarëve të KQZ-së, e cila vendosi që 46 parti politike që garuan në këto zgjedhje duhet të kthejnë fondet e përfituara, kurse 15 parti të tjera do të përfitojnë fonde shtesë. Në KQZ u hodh edhe shorti për 22 ekspertët kontabël të cilët do të auditojnë fondet e shpenzuara nga subjektet politike.