Kosovë-Serbi, nis zbatimi i marrëveshjes së policave të sigurimit

Duke nisur nga kjo e mërkurë, ka hyrë në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë.Sipas Qeverisë së Kosovës, kjo marrëveshje mundëson lirinë e lëvizjes së qytetarëve të të dyja vendeve me mjetet motorike të regjistruara në cilindo prej dy shteteve, Kosovë ose Serbi, e që zotërojnë një siguracion të vlefshëm për territorin e palës tjetër. Sipas kësaj marrëveshjeje, automjetet e regjistruara në Kosovë do të mund të kalojnë në territorin e Serbisë me policat e sigurimit “MTPL”, me një pagese prej 40 eurosh, ndërsa për ato të Serbisë do të vlejë polica e sigurimit që vlen për Serbinë.