Kosovë, opozita dorëzon në Kushtetuese “Gjykatën Speciale”

Grupet parlamentare opozitare në Kosovë kanë dorëzuar këtë të martë në Gjykatën Kushtetuese lëndën që konteston ndryshimet kushtetuese për formimin e Gjykatës Speciale. Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu tha se, në arsyetimin e dhënë në këtë lëndë ata kanë kontestuar mënyrën se si është riproceduar amendamenti, gjë e cila sipas tyre është jashtë procedurave të Kuvendit dhe rregullores, por edhe përmbajtjen e vetë amendamentit.