Kosovë, Kuvendi rinis seancën; pezullohen deputetët e opozitës

Kuvendi i Kosovës ka rinisur mbledhjen në sallën e seancave , pas pezullimit të deputetëve të opozitës, si pasojë e incidenteve me gaz lotsjellës. Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim për pezullimin individualisht shumicës së të deputetëve të opozitës për seancën e sotme, duke bërë që punimet të vijojnë vetëm me mazhorancën. Këtij vendimi i kanë shpëtuar vetëm deputetja e NISMA, Shukrie Bytyqi dhe Ilir Deda i Vetëvendosjes. Opozita hodhi gaz lotsjellës ndaj sigurimit të Kuvendit në Kosovë. Ky ishte sulmi i dytë, pas incidentit të ndodhur në sallën e Kuvendit të Kosovës paraditen e sotme ku u hodh gaz lotsjellës dhe u ndërpre seanca.