Header

Koronavirusi, Rama ndalon dhe lëvizjet nga Liqeni dhe parqet në çdo qytet

Kryeministri Edi Rama tha sot se ka vendosur që të mbyllë zonën e Parkut të Liqenit në Tiranë pasi sipas tij njerëzit nuk po i binden urdhrave që të qëndrojnë në shtëpi.

‘Do të ndalojmë menjëherë frekuentimin në zonën e Parkut të Liqenit dhe zonat rekreative në çdo qytet brenda perimetrit të blinduar. Kemi 38 persona pozitivë, 12 prej të cilëve janë në spital, 2 janë në reanimacion dhe një 65 vjeç mbahet me frymamarrje të drejtuar nga aparatura.
Më e keqja nuk ka ardhur akoma. As nuk dua t’ju shqetësoj por kam detyrë t’ju informoj për çdo gjë që thonë ekspertët. Unë nuk jam ekspert, por nuk them asgjë para se të furnizohem me të dhëna, statistika për këtë Luftë Botërore.
Para se të komunikoj me ju, marr miratimin e ekspertëve. Thënia e të vërtetës është parësore. Përhapja e koronës është e pashmangshme. Kur kancelarja Angela Merkel thotë se 70% do të preken, ndërsa kryeminstri Boris Johnson thonë se do prekë 60% të popullit britanik, thonë të vërtetën.
Pavarësisht se duken alarmante, qoftë 60 apo 70, nuk është alarmante. Virusi prek shumë, çfarëdo masash të marrësh, me kufij të hapur apo të mbyllur. Ndër ata që kanë shenja, shumica do ta kalojnë në shtëpi si një grip të zakonshëm. E treta është se shumica e atyre që bëhen për spital, do të shërohen’, tha Rama.
Në komunikim direkt nga shtëpia e Surrelit, kryeministri tha se dy javët e ardhshme do jenë më kritike, ndërsa bëri thirrje për durim.

You may also like ...