Korçë, mbishkrime terroriste në pallatet e qytetit

Banorët e një prej lagjeve të qytetit të Korçës janë zgjuar mëngjesin e sotem të alarmuar, pasi në fasadat e pallateve janë vendosur mbishkrime terroriste. Rasti është konstatuar në lagjen numër 10 të qytetit, ku persona të panjohur kanë shkruar me shkronja të dukshme: ISIS, Allahu Akbar, Al Kaeda dhe AK-47. Teksa kanë konstatuar mbishkrimet, banorët të alarmuar, jashtë kamerës pohojnë se disa prej besimtarëve radikalë janë banorë të kësaj lagjeje, çka i ka shqetësuar ata së tepërmi. Ky është rasti i parë në qytetin e Korçës ku shfaqen hapur mbishkrime të tilla, ndonëse qarku juglindor është një prej vatrave më të nxehta sa i takon rekrutëve të ISIS.