Koncert për ndërrimin e viteve, ja artistët që do “ndezin” sheshin Skënderbej

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana do ta presë sot ardhjen e Vitit të Ri 2019 në sheshin “Skënderbej”. Me rastin e ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka përgatitur disa surpriza, duke nisur nga koncerti me këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare.

Artistët do të dhurojnë shfaqje dhe të gjithë së bashku do të shohin spektaklin e fishekzjarreve që ka organizuar Bashkia e Tiranës në orën 00:00 për të mirëpritur Vitin e Ri.

Festa do të nisë në 22:30 të mbrëmjes, ku do të performojnë këngëtarët e njohur Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Sidrit Bejleri, Eneida Tarifa, Alban Nimani, Eranda Libohova, Evi Reci, West Side Family, Ardit Cuni dhe artistë të tjerë.