Koncert homazh në nder të reperit Mac Miller

Yjet e muzikës përfshirë Chance the Rapper, SZA dhe Miguel kanë nderuar reperin e ndjerë Mac Miller në një koncert përkujtimor.

Gjatë koncertit në Los Angeles, përveç performancave live, u përcollën dhe video-mesazhe nga të famshmit.

26-vjeçari vdiq në shtator për shkak të një mbidoze.

Gjatë koncertit u mblodhën para për fondacionin The Mac Miller Circles Fund (MMCF), për fëmijët e rinj që nuk kanë të ardhura.

Koncerti u hap me një video dedikuar Mac, duke miksuar momente nga qëndrimi i tij në shtëpi, periudha e rritjes apo çaste nga prapaskenat gjatë turneve që organizoi.