Kompozitori i famshëm i dedikon një koncert të tërë Leo Messit

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ishte tema e një koncerti të kompozitorit të famshëm, Daniel Pacitti, i cili e krijoi një vepër të tërë muzikore i frymëzuar nga paraqitjet mbresëlënëse të argjentinasit. Vepra e tij përbëhej nga tri pjesë kryesore: Arrabal, Remembranzas dhe Tangool. Në një deklaratë të dhënë për të përditshëm spanjolle, “Marca”, kompozitori Pacitti shpjegoi arsyen që e shtyu atë t’ia dedikonte këtë koncert Messit.
“Për shkak të magjisë së tij të jashtëzakonshme dhe virtyteve të tij të një superheroi, mençurisë së tij të mrekullueshme dhe profesionalizmit të tij, si dhe cilësive shembullore të shpirtit të tij dhe përulësisë. Ne ia dedikojmë këtë koncert njërin nga yjeve më të jashtëzakonshëm të sportit të të gjitha kohëve, Lionel Messit”, ka thënë Pacitti.