Komentet e një dekade më parë detyrojnë aktorin të heqë dorë nga Oskar 2019

attends CinemaCon 2016 as Universal Pictures Invites You to an Exclusive Product Presentation Highlighting its Summer of 2016 and Beyond at The Colosseum at Caesars Palace during CinemaCon, the official convention of the National Association of Theatre Owners, on April 13, 2016 in Las Vegas, Nevada.

Komediani dhe aktori Kevin Hart ka hequr dorë nga prezantimi i Oskar 2019, pas një polemike mbi një postim në Twitter rreth homoseksualëve.

Ai tha se donte të ishte një shqetësim dhe se i vinte keq që kishte lënduar njerëzit.

Hurt u njoftua të martën se ishte përzgjedhur për të prezantuar Oskar.

Por postimet e tij anti-homoseksuale në Twitter rreth 1 dekadë më parë, shkaktuan që njerëzit t’i bënin thirrje Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit që t’ia hiqnin rolin.

Kevin Hart u shpreh se prezantimi i Oskar kishte qenë një qëllim i tij për një kohë të gjatë. Por vendosi të heqë dorë për shkak se nuk do që të krijojë problematika ‘në një natë që do festohet nga artistë të talentuar’.

“Unë sinqerisht i kërkoj falje komunitetit LGBTQ për fjalët e mia të së kaluarës,”-u shpreh aktori.