Koleksioni pranverë-verë 2017 i Carolina Herrerës

Carolina Herrera i kremtoi 35 vitet në biznes me një koleksion, që nxirrte në pah elegancën e njohur të saj në javën njujorkeze të modes.

Modelja e parë që zbriti në pasarelë i solli publikut hijeshinë e kombinuar me praktikën, në formën e një fustani balloje prej një cope xhinsi të lehtë.

“Ky spektakël është shumë i veçantë për mua, sepse ndërsa lexoja shkrimet që janë bërë për koleksionet e mia, m’u duk sikur më kujtuan se kam 35 vite në botën e modës. Atëherë më lindi ideja. Thashë të marr disa kombinime nga koleksioni im i parë, të frymëzohem prej tyre e t’i rikthej të përshtatura për femrën e sotme”, tha Carolina Herrera.