Kokainë, kanabis dhe mijëra euro, pesë të arrestuar në Tiranë

Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi u zbulua lëndë narkotike dhe një shumë prej 3300 euro.Policia ka bere te mundur arrestimin e Ferit Malaj, 19 vjeç, Aldo Lusha, 20 vjeç dhe Arbion Malaj, 19 vjeç, banues në Tiranë. Ata u kapën tek vendi i njohur si Lapidari, në Sauk, ku gjatë kontollit fizik të bërë Malajt, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës material një dozë me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë.