KLSH: 20.8 miliardë lekë defiçit nga sigurimet shoqërore

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë me dije se “defiçiti i skemës së sigurimeve shoqërore në fund të vitit 2014 arriti shifrën 20.8 miliardë lekë”.Sipas KLSH-së, detyrimet debitore ndaj skemës vijojnë të rriten duke arritur në vlerën e 10 miliardë lekëve.KLSH ka rekomanduar gjithashtu largimin nga puna për punonjësit e ISSH-së me iniciale L.M., N.Ç. dhe A.Gj; ndërkohë që ka bërë kallëzim penal ndaj përgjegjësit të sektorit të Prokurimeve dhe dy specialistëve në ISSH.