Çifti çek ra në pritë, njëri prej autorëve dyshohet se ishte brenda në makinën e tyre

Dalin në dritë detaje të reja nga ngjarja tragjike e vrasjes së çiftit çek në Qarkun e Shkodrës dhe hedhjes së tyre në greminë. Nga të dhënat e policisë dyshohet se njëri nga autorët e krimit ka qënë në automjetin e turistëve si shoqërues  ose si pasagjer. Dy viktimat e këtij krimi të shëmtuar mbeten çifti i turistëve nga Çekia, Michal Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe.

Dy turistët ishin nisur me automjetin e tyre foristradë me targë 4P89798 nga fshati Prekal i Dukagjinit,  ku ndodhet një kamping me turistë çekë, për në drejtim të Shkodrës. Me vete dyshohet të kenë pasur në makinë dhe një përson tjetër, banor i zonës. Pak metra pasi kanë lënë fshatin Prekal, tursitët janë gjetur përballë një prite dhe një kurthi të ngritur nga përsoni që kishin me vete në makinë. Dy turistët janë qëlluar me breshëri automatiku nga brenda dhe jashtë makinës, duke i lënë të vdekur në vend. Më  pas automjeti është rrokullisur nga autorët në përpjekje për të fshehur ngjarjen si aksident.