Klevisa Kajtazi strehohet në një qendër rehabilitimi në Tiranë

Më e vogla e motrave Kajtazi, 14 vjeçarja Klevisa do të qëndrojë në një qendër rehabilitimi në Turanë, pasi refuzoi të kthehet në familje. Nga qendra e viktimave të dhunës dhe trafikut në Tiranë,  14-vjeçarja Klevisa Kajtazi do të dalë prej saj vetëm dy herë në muaj për tu paraqitur në polici. Prokuroria thotë se ajo është ideatorja për largimin nga banesa pas gjithçkaje që kishin bërë sëbashku me motrën e saj më të madhe. Veprimet e vajzave u morën pasi policia nisi hetimet për helmimin e prindërve. Vajzat kanë pranuar para hetuesve se gjithçka nisi për shkak të frikës.