Klea dhe Elgit Doda bashkë në një projekt, e veçanta e tij mbetet emri

Klea Huta dhe Elgit Doda mund të quhen padyshim çifti i surprizave. Dyshja ka paralajmëruar se po punon për një projekt të ri që ka lidhje me artin sigurisht.
Si një çift i përfshirë në industrinë e muzikës, ata kanë vendosur që së shpejti të hapin një akademi, që do të mbajë emrin e Kleas. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Elgiti përmes disa postimeve në Instagram, ku tregon ambientet e reja të akademisë që janë në konstruksion e sipër:
“Së shpejt! Projekt i madh”, shkruan ai në koment ndërsa më pas zbulon se bëhet fjalë për një akademi në emrin e Kleas.
Klea dhe Elgiti janë një çift i pandashëm dhe këtë e tregojnë sa herë që i jepet mundësia:
“Dëshiroj që të bëjmë gjithçka në këtë botë, bashkë”, shkruan Klea në një foto të publikuar së fundi!
Epo me sa duket do të na duhet të presim pak para se të mësojmë më shumë!