Kjo është pasuria marramendëse e Adele

Ajo spikati qysh në daljet e saj të para dhe ndonëse jo me shumë vite karrierë, cilësohet si këngëtarja më e pasur në Britaninë e Madhe. Adele, është vlerësuar si këngëtarja solo më e paguar, me një pasuri prej 85 milionë sterlinash. Siç shkruan “Sunday Times”, Adele, ka dyfishuar pasurinë e saj nga 35 milionë në vitin e kaluar në 85 në vitin 2016. Gjithçka në sajë të albumit të saj që doli nëntorin e kaluar, me një shitje prej mbi 15 milionë kopjesh.