Kjo është aktorja e parë në histori që refuzoi një përqafim nga Brad Pitt

Ishte pikërisht Amy Adams aktorja që refuzoi të përqafonte Brad Pitt gjë të cilën shumë e ëndërrojnë. E ftuar në “Jimmy Kimmel live”, Amy Adams tha se sapo kishte bërë makijazh dhe ishte veshur për rolin e saj në filmin e ri “Vice”. Aty aktores i duhet të luajë rolin e autores amerikane Lynne Cheney dhe të maskohet për të rritur vitet e moshës. Producenti i këtij filmit, Brad Pitt vendosi një ditë të vizitojë aktorët në setin e xhirimeve, ku ishte edhe Amy. Kjo e fundit kishte një infeksion në sy dhe në momentin kur Brad u afrua ta përqafonte, e refuzoi pa iu dridhur qerpiku.
“Ai u tregua kaq i ëmbël dhe më tha ‘o sa mirë që po të shoh’ dhe erdhi të më përqafonte dhe unë thashë ‘oh po ndodh më në fund’, por nuk mund ta përqafoj, kam syrin e kuq dhe i thashë ‘jo jo jo”, u shpreh aktorja. Nga ky veprim aktorja u bë femra e parë në histori që refuzoi një përqafim nga Brad Pitt