Kim shpërthen ndaj producentit të “Keeping Up With The Kardashians”

Kim Kardashian ka shpërthyer ndaj producentit të “Keeping Up With The Kardashians” pasi ky i fundit konfirmoi shtatzaninë e Khloe.

Ylli televiziv 36-vjeç është ndjerë tepër e acaruar në postimin e saj të bërë në rrjetin social Tëitter, mëngjesin e mërkurës, duke sqaruar thashethemet lidhur me konfirmimin e lajmit nga ana e Jeff Jenkins se Khloe është në pritje të fëmijës së saj të parë me Tristan Thompson.

Duke insistuar se famila nuk komunikon fare me Jenkins, Kim ka shkruar: “Më lejoni të them diçka… Njerëzit që supozohet që punojnë me ne duke konfirmuar detaje, nuk dinë asgjë. Veçanërisht kur ne nuk kemi komunikuar për një kohë të gjatë me ta”.