Kim Kardashian po studion për t’u bërë avokate

Kim Kardashian ndjek gjurmët e të atit dhe synon drejtësinë. Show girl-i deklaroi gjatë një interviste për “Vogue” se po studion seriozisht për t’u bërë avokate brenda vitit 2022. Që prej verës së kaluar angazhohet 18 orë në javë për të lexuar.

I ati i saj, Robert Kardashian, ishte një avokat i rëndësishëm në SHBA, pjesë e skuadrës ligjore të O.J. Simpson. Kim tha se ka pasur gjithnjë një interes të fortë për çështjet ligjore dhe vendosi për të ndjekur studimet gjatë fushatës për lirimin e Alice Johnson, kur dhe takoi presidentin Donald Trump për të diskutuar për rastin.

“Isha ulur në “Roosevelt Room” pranë një gjyqtari që kishte dënuar kriminelë dhe një sërë personash vërtet të fuqishëm dhe ndjeva nevojën për të mësuar më shumë në këtë drejtim”. Mbretëresha “social” nuk humbi kohë dhe filloi menjëherë për t’u përgatitur për provimin që do t’i mundësojë të bëhet avokate.