Kim Kardashian në sherr me ish-kunatën

Kim Kardashian është bërë pjesë e çështjes gjyqësore së Blac Chyna me vëllain e saj rreth tarifave që duhen paguar për vajzën e tyre.

Blac ka qenë e lidhur me Rob Kardashian për një kohë të gjatë dhe ndarja i shkaktoi probleme të mëdha ekonomike. Ai ka përfunduar në gjykatë pas denoncimit të modeles Blac për mospagesën e tarifës mujore për kujdesën e vajzës 2-vjeçare, Dream.

Kim është shumë e shqetësuar nga kjo histori. Një burim pranë saj ka rrëfyer: “Kim është zemëruar me Blac Chyna që çoi familjen në gjyq. Edhe Kylie, Khloe e Kris janë shumë të mërzitura me të pasi po i kërcënon se do e burgosë Rob. Avokati i familjes Kardashian po përpiqet të heqë padinë, por ende nuk ia ka dalë që të bindë Blac. Rob ndihet shumë keq për të gjithë situatën dhe përveç faktit se është baba i Dream, ai ndihet i penduar që pati një lidhje me Blac Chyna-n.”

Motrat Kardashian e kanë paralajmëruar gjithmonë për të, por Rob ishte aq i dashuruar sa nuk i bënte përshtypje asgjë.