Kim Kardashian ndryshon sërish ‘look’

Kim Kradashian është fotografuar këtë të enjte në Beverly Hills, Kaliforni, ku kaloi ditë të këndshme me familjarë të saj.

Këtë herë, te Kim, binte në sy mungesa e “extensions”-it që ajo përdor shpesh në daljet e saj publike.

Dekolteja e zezë dhe xhinset e ngushta, nxirrnin në pah më së miri format tejet joshëse të modeles.

Kourtney Kardashian dhe Larsa Pippen ishin dy modelet e tjera bukuroshe që shoqëruan Kim në këtë drekë, ku binte në sy prania, tërë kohës, e truprojave.