Kim Kardashian mori letër ndjese nga hajduti i Parisit

Rreth një vit më parë Kim Kardashian u bë pre e një vjedhjeje në një hotel në Paris. Ndërsa këto ditë, ylli i “reality show” dhe bashkëshortja e Kanye West mori një letër ndjese nga hajdutët, që me sa duket janë penduar për veprimin e tyre.

Letra është shkruar me dorë dhe mendohet prej Aomar Ait Khedache, i cili konsiderohet si truri i vjedhjes së një unaze të Kimit.

“Pasi kam parë tronditjen dhe i vetëdijshëm për dëmet psikologjike që kam shkaktuar, vendosa të shkruaj këtë letër. Ajo që dua është që të më gjykosh si një qenie njerëzore. Pendohem për veprimet e mia, për dhembjen e shkaktuar ndaj teje, familjes dhe të afërmve”.

Por, Kim e ka vlerësuar si hipokrite dhe të papërshtatshme, ndërsa avokatët e saj po ndjekin çështjen.