Kim Kardashian është bërë si Beyonce… sipas fansave

Femrat e familjes Kardashian-Jenner kritikohen shpesh për çdo gjë që bëjnë, por ndonjëherë edhe e kërkojnë vetë. Ashtu sikurse dhe Kim Kardashian, në një foto të postuar në “Instagram”, për koleksionin e saj “KKW Beauty”.

Në vend që të komentojnë për produktet e bukurisë, ndjekësit e saj nuk rreshtin së foluri për fytyrën e saj. Ose me saktë për “fytyrën e re”, siç e kanë përkufizuar të shumtë në komente.

Jo të paktë ishin ata që bënë krahasimin me Beyonce dhe madje u gjetën dhe foto ku duket dhe ngjashmëria.