Kim dhe Kanye fitojnë betejën me “Youtube”

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë fituar betejën ligjore me themeluesin e “Youtube”, Chad Hurley, për publikimin e videos së propozimit për martesë. Sipas “TMZ”, Hurley, është detyruar të paguajë një shumë prej 440 mijë dollarë për publikimin e regjistrimeve private të propozimit. Çifti ka vendosur të padisë Harley, pasi kishte firmosur një kontratë konfidencialiteti për të regjistruar momentin kur Kanye u gjunjëzua përpara Kim, ai e ka publikuar pa lejen e tyre.