Kim dhe Jonathan ndryshojnë vetëm në një pikë nga çifti Sonny dhe Cher

Kim Kardashian dhe miku i saj Jonathan Cheban kanë zgjedhur të sjellin imazhin e çiftit të famshëm amerikan Sonny dhe Cher. Ata kishin rikrijuar pamjen e çiftit gjatë pjesëmarrjes në Oscar-in e vitit 1973. Kim shfaqi belin e saj perfekt me muskuj që ia lejonte stili “belly-dance” i fustanit, ndërsa Jonathan kishte vënë mustaqë fallso për të arrirë pamjen e Sonny. I vetmi ndryshim mes çiftit real dhe atij të rikrijuar nga Kim dhe John ishte gjatësia, pasi dihet botërisht se Cher ishte më e gjatë se bashkëshorti Sonny. 37 vjeçarja e ka ndarë proçesin e transformimit të saj me të gjithë fansat në Snapchat.