Kim del para kamerave të tregojë flokët rozë, Kanye i prish gjithçka

Ai vdes të jetë në qendër të vëmendjes për arsyen më të paimagjinueshme.

Por Kanye West provoi se ka një sens të gjallë humori, gjatë një shëtitjeje me gruan e tij Kim Kardashian të dielën.

Reperi bëri sikur po kryente nevojat personale në një cep të një ndërtese, ndërkohë që Kim po ekspozonte flokët e saj ngjyrë rozë.

Çifti ndaluan në periferi të LA, ku thuhet se po përgatiteshin për një set të ardhshëm fotografik. Ndërsa Kim po pozonte për kamerat, Kanye i vodhi vëmendjen teksa ndaloi në një cep për t’u liruar pak.

Kjo shkaktoi të qeshura dhe Kim e vuri re që bashkëshorti i bëri një lojë. Ylli i serialit KUWTK nuk kishte ç’të bënte tjetër veçse të qeshte.

E si të mos e bënte!