Khloe Kardashian sapo na e konfirmoi shtatzaninë

Që Khloe Kardashian dhe i dashuri i saj Tristan Thompson po presin një fëmijë, e morëm vesh. Na e thanë ata vetë përmes një videoje. Së fundi, ata i kanë fotografuar duke dalë në një qendër tregtare. Khloe është veshur me një fund të gjerë dhe një hoodie të bollshme dhe gjithsesi barku i fryrë, tashmë i dukej. Po përveç rrobave të gjera, 33-vjeçarja mundohej ta fshihte barkun edhe duke vendosur duart.