Khloe Kardashian ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit në Instagram

Ka qenë gjatë gjithë kohës në vëmendjen e mediave sidomos pas tradhtisë nga partneri i saj Tristan Thompson. Por duket se përmes postimit të fundit në rrjete sociale Khloe ka shkaktuar zemërimin e ndjekësve të saj në rrjete sociale.
Ajo ka reklamuar në Instagramin e saj disa produkte detox për t’u dobësuar. Duket se diçka e tillë nuk u ka pëlqyer ndjekësve të saj të cilët kanë komentuar se ajo duhet të promovojë gjëra të shëndetshme siç është aktiviteti fizik.
“Të lutem boll promovove këto gjëra. Kjo nuk është mënyra se si ti erdhe në forme, është një shembull jo i shëndetshëm për vajzat e vogla”,-ka shkruar një nga ndjekësit e saj.
Gjithashtu edhe personazhe të njohur si aktorja Jameela Jamil kanë reaguar lidhur me këtë veprim të Khloe, e cila nuk ka reeguar pas këtyre kritikave në rrjete sociale