Kevin Hart protagonist i “Monopoly”

Kevin Hart do të jetë protagonisti i filmit “Monopoly”, i frymëzuar nga loja e famshme e tavolinës. Ky projekt do të realizohet nga “Lionsgate” në live-action dhe do të shfrytëzojë popullaritetin e markës që tashmë prej dekadash argëton persona nga e gjithë bota, me mbi 1 miliard kopje të shitura në 114 shtete. Historia e filmit nuk është bërë e ditur ende, ashtu si skenaristët apo dhe data e premierës së parashikuar dhe nisja e xhirimeve.