Këshilltari kalifornian betohet me mburojën e Kapiten Amerikës

Në 26 Janar, Lan Diep, një fans i madh i Kapiten Amerikës u betua si anëtar i këshillit të Kalifornisë në San Jose me mburojen e personazhit të famshëm të Marvel. Në një intervistë për NBC Bay Area, Diep tha: “Besoj se Kapiten Amerika përfaqëson dhe mishëron idealet Amerikane. Dhe po për këto gjëra dua të punoj dhe unë: drejtësinë, barazinë dhe demokracinë. Mendoj se është një simbol pozitiv në një atmosferë politike të errët.”
https://youtu.be/rRacrigdMAA