Këshilli bashkiak, Veliaj: Buxheti më ambicioz ndër vite

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar sot projektbuxhetin dhe paketën fiskale , duke e cilësuar si buxhetin më ambicioz të kësaj bashkie prej vitesh. Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ku po diskutohet projektbuxheti 2016, kryebashkiaku theksoi se për vitin e ardhshme, Bashkia e Tiranës do të sjellë një sërë risish përsa i përket menaxhimit të financave të qytetit dhe cilësisë së shërbimeve publike.