Këshilli Bashkiak miraton banesat sociale

Është miratuar edhe me votat e të djathtëve në Këshillin Bashkiak lista me emrat e personave që përfitojnë 242 banesa sociale në Shkozë.Listat e përgatitura nga administrata e bashkisë që drejtohej nga Lulzim Basha përmbante vetëm 205 emra, ndërkohë administrata e re ka shtuar 40 emra, por ka skualifikuar 8 persona, të cilët kur janë verifikuar kanë rezultuar se dispononin prona.Në këtë mbledhje të parë të Këshillit Bashkiak është miratuar një shtesë buxheti për bashkinë prej 13 milionë dollarësh, çka nënkupton përqëndrimin e buxheteve të komunave pranë Bashkisë së Tiranës me ndryshimet e bëra nga reforma territoriale. Por ndonëse buxheti i paraqitur ishte ai që kishte përgatitur administrata Basha, sërish të djathtët kanë kundërshtuar.