Kerry: Shqipëria, ‘mentor’ për vendet e tjera të rajonit

Në urimin e këtij viti për Pavarësinë sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry e quan Shqipërinë si një ‘mentor’ për vendet e tjera të rajonit në nxitjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. “Si një anëtar i NATO-s dhe një frymëzues për vendet e Ballkanit që aspirojnë anëtarësimin në këtë organizatë, Shqipëria luan një rol jetik në nxitjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë në mënyrë të veçantë kontributin e Shqipërisë në sigurinë globale, që nga Afganistani, Iraku dhe Ukrahina deri tek lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe Koalicionin Global në Luftën ndaj ISIS-it”, thuhet në mesazhin e urimit të Kerry, të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit.