Kërcënohet me jetë kompozitori, mesazh Ramës: Ndihem i rrezikuar

Kompozitori i njohur Limoz Dizdari është kërcënuar me jetë për një çështje pronësie të Qendrës Kulturore dhe Artistike ‘Dea’ në Ksamil të Sarandës.

Lajmi është raportuar në median e shkruar dhe atë online, nga ku mësohet se vetë Dizdari i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama ku i shpreh këtë shqetësim.

“I dashur Edi, dua t’iu takoj. Më kanë kërcënuar dhe ndihem shumë i kërcënuar”.

Kërcënimi është bërë nga disa persona, të cilët kanë ngritur pretendime pronësie mbi territorin ku ndodhet qendra kulturore e kompozitorit.

Intelektualë të tillë si Nasho Jorgaqi, Fatos Kongoli, Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj etj kërkojnë që kërcënimi ndaj Dizdarit të trajtohet me seriozitet nga autoritetet shqiptare.

250px-Limos_Dizdari