Këngëtarja shqiptare vlerësohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar këngëtaren Shyhrete Behluli.
Vlerësimi ndaj saj u dha me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Thaçi thotë se, me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra.
“Këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli, i ndava sot Medaljen Presidenciale të Meritave. Janë bërë më shumë se katër dekada që pareshtur, me tërë forcat e saj, ajo iu përkushtua zhvillimit dhe promovimit të këngës popullore shqipe.
Me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra”, shkruan Thaçi.
Ai publikon edhe disa fotografi nga momentet e dekorimit, ku Behluli duket e emocionuar.