Këngëtarja shqiptare i shpëton sulmit në Stamboll

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë (28 qershor 2016) në aeroportin e Stambollit ku mbetën të vdekur dhe të plagosur shumë persona përshkak të shpërthimeve kamikaze.

Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi, thotë se është shumë me fat që ka shtyrë fluturimin e saj nga Stambolli në Amerikë, pas sulmeve të sotme që ndodhën në Aeroportin Ataturk në Stamboll.

Halimi, që këto ditë qëndroi në Shqipëri, ka njoftuar në Facebook se sot ishte paraparë që të udhëtonte nga Stambolli drejt Amerikës, por kishte shtyrë fluturimin për dy ditë.

“Ishte e paraparë që unë të isha sot në Aeroportin e Turqisë për t’u nisur drejt Amerikës! Dhe pa dije e kam shtyrë fluturimin për dy ditë sepse po shijoj qëndrimin në shtëpi… A s’është Zoti i madh? Mund të isha në mesin e dhjetë personave të vrarë në atë aeroport sot…”, ka shkruar Linda në Facebook.

Screenshot_5