Këngëtarja e famshme konvertohet në myslimane

Këngëtarja irlandeze, e njohur si Sinead O’Connor ka zbuluar se është konvertuar në myslimane dhe ka ndërruar identitetin.

Tani, ajo do të njihet si “Shuada ‘Davitt”. Kjo është hera e dytë që këngëtarja e njohur ndryshon emër. Kujtojmë se vitin e kaluar, ajo e ndryshoi emrin e saj ligjor duke e kthyer në Magda Davitt.

Sot, ajo njoftoi ndjekësit me një njoftim në Twitter, duke i thënë se ka braktistur Kishën Katolike për një arsye të mirë.

“Kjo është për të njoftuar se unë jam krenare, që jam bërë një muslimane. Ky është përfundimi i natyrshëm i çdo udhëtimi të teologut inteligjent. Të gjitha studimet e shkrimeve të shenjta të çojnë në Islam. Gjë që i bën të gjitha shkrimet e tjera të shenjta të tepërta. Do të kem një emër i ri. Ai do të jetë Shuhada”, shkruajti ajo.

Ndër të tjera, muzikantja shtoi se do të shfaqet në skenë duke kënduar Ezanin për të gjithë fansat e saj. Veshjen e parë myslimane e kishte veshur me ndihmën e një mikeshe.