Këngëtari vetëvritet gabimisht gjatë realizimit të një videoklipi

Vetëm një javë pasi Justin Carter arriti të realizonte këngën e tij të fundit, 35-vjeçari amerikan u vetëvra gabimisht me një armë zjarri gjatë realizimit të një tjetër videoklipi në apartamentin e tij. Artisti nga Texas sapo kishte nënshkruar edhe një kontratë me Triple Threat Management dhe së shpejti do të ndërmerrte edhe turneun e tij të parë në 10 shtete.