Këngëtaret më të paguara në botë, Taylor Swift mban fronin me 185 milion dollarë

Taylor Swift është këngëtarja më e paguar në botë me fitime që arrijnë 185 milionë dollarë sipas Forbes.
Beyonce zuri vendin e dytë me 81 milion dollarë ndërsa Rihanna të tretin me 62 milion dollarë.
Forbes bëri përllogaritjet duke përdorur të dhënat nga qershori 2018 deri në qershor 2019.
Swift mbizotëroi botën e muzikës muajin e kaluar duke lëshuar albumin e 7-të, “Lover”, javën e kaluar dhe duke marrë 10 nominime në MTV Video Music Awards.
Ariana Grande që rivalizoi Taylor në VMAs me 10 nominime u rendit në vendin e 6-të me 48 milionë dollarë fitime falë albumit të saj “Sweetener” dhe “Thank U, Next.”
Swift zuri vendin e parë për shkak të turneut të saj Reputation Stadium Tour, ku grumbulloi 266 milionë dollarë fitime duke vendosur rekord në Amerikë sipas Forbes.