Kënga e Selena Gomez NUK është për Bieber! Ajo zbulon kuptimin

Selena Gomez më në fund ka zbuluar se me kë ka lidhje kënga e saj më e fundit “Bad Liar”, kështu që ju mund të ndaloni së analizuari tekstin.

Kënga u publikua më pak se dy javë më parë, bashkëpunëtori dhe kompozitori i Gomez-it, Justin Tranter, shpjegoi se teksti është rreth “faktit kur ke ndjenja për dikë, por nuk do ta pranosh, gjë që ju kthen në një gënjeshtar të keq”.

Por, a do të thotë kjo se kënga e saj ka të bëjë me të dashurin e saj të ri, The Weeknd? Me shumë mundësi!

Por në një intervistë të kohëve të fundit për stacionin radiofonik “Power 96”, Gomez tha: “Unë në të vërtetë kisha ndjenjën e “Gënjeshtarit të keq” për rreth një vit”.

Ajo dhe The Weeknd filluan të takoheshin në fillim të vitit 2017. Megjithatë, ata me sa duket “e njihnin njëri-tjetrin prej disa kohësh” dhe u takuan për herë të parë kur të dy morën pjesë në pasarelën e “Victoria’s Secret” në 2015-n.

Gomez shpjegoi këngën në detaje:

“Në një mënyrë tregon një histori: Është ndjenja kur je i fiksuar me dikë, kur fillimin e quaj “fazën e muajve të mjaltit”. Ndjenja më e mirë në botë. Mendoj se ndjenjat nuk i heq dot nga mendja, jeni të gatshëm të visheni ndryshe, doni të jeni ndryshe. Nuk është ajo që po inkurajoj, është më shumë për atë ndjenjë që nuk mundeni ta mbani dot”.

Por, siç thotë kënga, Gomez nuk mbetet delikate kur është fjala për shfaqjen e dashurisë.

“Është pikërisht ajo që ndjej në këtë moment dhe nuk di si ta luaj mirë. Unë nuk jam ajo vajzë. Unë jam shumë, “Kjo jam unë dhe këtë dashuri do të merrni”.