Kënga “Bonbon” e Era Istrefit dëgjohet në mes të Beogradit (video)

Kënga “Bonbon” e këngëtares Era Istrefi, ka arritur që të rendit në toplistat më të rëndësishme të muzikës në gjithë botën.

Ajo ka arritur të dëgjohet në gjuhën shqipe në shumë vende të botës, por këtë herë në një nga vendet më të pamundura për t’u dëgjuar gjuha shqipe. Kënga Bonbon, së fundi ka arritur që të dëgjohet në Serbi, gjë kjo e paarritur më parë nga ndonjë artist shqiptarë, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar se Era, ka lënë prapa vetës shumë artistë të njohur botërorë në toplista, është dëgjuar dhe komentuar në shumë media botërore,  e ky sukses nuk do të ndalet pasi së shpejti kënga “Bonbon”, do të publikohet edhe në versionin e gjuhës angleze e sigurisht që do të jetë edhe më e kërkuar për t’u dëgjuar./Indeksonline/