Kendall Jenner pre e bullizmit: Qaja përditë

Kendall Jenner është një nga supermodelet më të kërkuara, por jeta e saj nuk ka qenë perfekte. Pasi u bë pjesë e sfidës “10 Years Challenge”, Kendall rrëfeu se ishte pjesë e bullizmit në shkollë.Ylli i pasarelave tregoi një foto të fytyrës së saj të mbuluar me akne dhe shkroi: “Isha 13-vjeçe dhe shkoja në shtëpi duke qarë për shkak se njerëzit më tallnin prej lëkurës sime.” Modelja publikoi një foto ku tregoi fytyrën pa make-up.