Kendall Jenner i shpëton një aksidenti me makinë!

Pas një rikthimi triumfues në shfaqen e modës së “Versace”-s, modelja 20-vjeçare, Kendall Jenner nxitoi te kthehej në hotelin e saj në Milano për të takuar miqtë e saj.Gjate zbritjes nga automjeti Kendall u përplas me derën e makinës dhe për pasojë pothuajse u rrëzua duke shmangur kështu një aksident fatal. Ky incident ndodhi për shkak se drejtuesi i automjetit harroi të përdorë frenat e dorës.Dukej se modelja e shmangu më së miri këtë problem, megjithatë ajo mbeti mjaft e tronditur. E irrituar, ajo hyri me shpejtësi në hotel duke shmangur fotografët që e rrethonin dhe duke mos pranuar të flasë për median.