Kendall Jenner & Ben Simmons larg për shkak të orareve të zëna

Kendall Jenner dhe Ben Simmons kanë karrierë shumë të suksesshme t dy dhe kjo po u shkakton atyre që të shpenzojnë gjithnjë e më shumë kohë larg njëri tjetrit. A po shkojnë së shpejti drejt një ndarje për shkak të kohës së munguar për të shijuar dashurinë e tyre?

Kendall Jenner, 22 vjeç dhe Ben Simmons, 22, kanë qenë çifti më i famshëm në qendër të vëmendjes së kohëve të fundit, por koha e tyre e fundit për shkak të orarit të zënë mund të jetë duke bërë më shumë dëm sesa të mirë. Kendall ka qenë e zënë me xhirimin e sezonit 16 të ” Keeping Up With the Kardashians” në L.A. ndërkohë që i dashuri i saj ylli NBA ka qenë në Filadelfia për tu stërvitur për sezonin e ardhshëm me ekipin e tij. Sipas RadarOnline, për shkak të angazhimeve të tyre të karrierës, çifti thuhet se nuk e kanë parë njëri-tjetrin që kur u zbuluan në një udhëtim së bashku në Best Buy më 5 gusht.

Shpresojmë që Kendall dhe Ben të zgjedhin se çfarë është më mirë për të dy ata dhe nëse vendosin të rrinë së bashku pavarsisht jetës së tyre të zënë apo të vazhdojnë rrugën pa njëri tjëtrin.