Keanu Reeves sheh vdekjen me sy, avioni bën ulje të detyruar

Keanu Reeves përballet me emergjenca në jetë dhe jo vetëm në ekranin e madh. Avioni ku ndodhej aktori i famshëm u detyrua për një ulje emergjente, që bëri aktorin të vazhdonte udhëtimin me autobus me një grup të panjohurish.

Aktori ishtë në një fluturim të United nga San Francisco në Burbank, Los Anxheles, kur aeroplani u ul në Bakersfield pas një avarie. Të gjithë fatmirësisht shpëtuan, dhe pa pasoja. Keanu Reeves mori çantat e tij, ndihmoi pasagjerët e tjerë për të rimarrë sendet e tyre dhe më pas u nis për një udhëtim që ndan një autobus me disa të huaj, sepse ishte mënyra më e shpejtë për të shkuar në Los Anxhelos.